Nevoja për t’u ndjerë seksi sërish

Bota e Yjeve

Nevoja për t’u ndjerë seksi sërish

Më: 24 korrik 2016 Në ora: 09:56
Vicky Balch

Ata kishin shkuar për t’u argëtuar në një prej parqeve të lojërave më të mëdhenj në Britani.

Por teksa ishin në trenin e shpejtë, ndodhi e pamendueshmja.

Vagoni i saj përplaset me një tjetër dhe skena që pasoi ishte si e një filmi horror.

15 persona u plagosën në parkun Alton Towers.

Mes tyre edhe Vicky Balch, e cila për fat mbijetoi, por humbi këmbën e djathtë.

Një vit më pas, ajo duket se ka arritur të gjejë forcë për të tejkaluar ngjarjen e rëndë.

Madje bukuroshja 21-vjeçare ka pozuar me të brendshme, në një set kaq seksi.

Megjithatë thotë se ishte një vendim i vështirë.

“Nuk kisha veshur të brendshme seksi që prej aksidentit. Më përpara ndjehesha mirë me të brendshme dhe merrja gjithmonë komplimente për të pasmet e mia”.

Ajo ka pozuar me këmbën e saj bionike.

“Nisa të besoj se jam seksi sërish”.

“Kisha nisur të urreja veten për pamjen që kisha. Nuk e shihja dot veten të zhveshur. Refuzoja takimet me djemtë pasi ndjehesha në siklet se do turpëroheshin prej meje”.

Por ky set i ka rritur besimin tek vetvetja.

“Sërish ka ditë kur zgjohem në mëngjes dhe them: Pse mua? Por tanimë ngrihem dhe vendos ca makijazh dhe përballem me botën”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat