Vajza e Bamir Topit i jep fund beqarisë, ja dhurata që mori nga ish-Presidenti

Bota e Yjeve

Vajza e Bamir Topit i jep fund beqarisë, ja dhurata që mori nga ish-Presidenti

Më: 24 korrik 2016 Në ora: 08:57
Edita Topi

Vajza e ish-presidenti Bamir Topi i ka dhënë fund beqarisë. Dasma e Etidës është organizuar të shtunën në mbrëmje në oborrin e shtëpisë së familjes Topi.

Etida ka kurorëzuar kështu lidhje e saj me djalin e biznesmenit Luan Bregasi, Ilirin. Ceremonia e organizuar mësohet se ka qenë tradicionale.vajza e ttt

Dhurata e parë për vajzën e ish-Presidentit është një pemë ulliri që ndodhet në oborrin e vilës dhe që rezulton se është 3000-vjeçar.
Në një intervistë për “Bluetooth”, Topi rrëfen emocionet e babait që po përcjell vajzën më të vogël të familjes.

“Unë në fakt nuk e vuaj, për mua është emocion pozitiv (qesh). Unë nuk e kam me vuajtje, por marr atë pjesën që prindi, babai duhet të gëzohet që në një moment vajza bëhet për tu martuar, për të vazhduar jetën. Këto janë ligjet e jetës”, tegon Topi.

Ish-presidenti ndër të tjera ka treguar dhe për emocionet si gjyq, pasi vajza tjetër e tij ka lindur një djalë që sot është 5-muajsh.

“Ka gëzime e gëzime, por është shumë interesante që ai ka futur një gëzim shumë të madh në shtëpinë tonë. Ndoshta është gëzimi më i madh që kemi pasur. Ai është pesë muajsh, në atë moshën që të njeh dhe ka nisur komunikimin me gjeste. Jemi vërtet të lumtur. Unë jam shumë i lumtur”, shprehet Topi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat