Rita Ora do të udhëheq shoun ‘America’s Next Top Model’ (Foto)

Bota e Yjeve

Rita Ora do të udhëheq shoun ‘America’s Next Top Model’ (Foto)

Më: 2 korrik 2016 Në ora: 10:56
Rita Ora

Rita Ora njihet për përvojat e saj në shout televiziv.

Dhe, tashmë duket se Rita do të jetë udhëheqësja e ‘America’s Next Top Model’, pasi do ta zëvendësojë Tyra Banks pasi ajo është përjashtuar pas 12 vitesh, ka thënë një burim për HollywoodLife.com.

Do të bëhet një riorganizim. Do të fillojë sezoni i ri i ‘America's Next Top Model’, që do të shfaqet në VH1. Ky shou ishte anuluar në vitin 2015 me udhëheqëse Tyra Banks, por tani shou shpreson që të sjell një brez të ri. Dhe. Kush mund ta bëjë këtë më mirë se Rita Ora, transmeton Bota Sot.

“Rita është në një botë ëndrrash. Ajo do t’i përziejë dy pasionet e saj, të muzikës dhe modës dhe do të jetë zëvendësuese e përkryer e Tyra-s. Shefat e ‘America's Next Top Model’ donin të sillnin freski dhe Rita është fytyra ideale që mund ta bëjë këtë”, ka thënë një burim, duke shtuar se Rita do të sjell një këngë të re këtë vit dhe kjo i përshtatet edhe shout.

Rita ka qenë e angazhuar në televizion së fundmi si pjesë e jurisë së ‘X Factor’./BS/

Image
Image
Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat