Kënga e tij e fundit u komentua si diss për Melinda Ademin, reagon Stresi!

Bota e Yjeve

Kënga e tij e fundit u komentua si diss për Melinda Ademin, reagon Stresi!

Më: 7 janar 2021 Në ora: 21:22
Stresi, Melinda Ademi

Për të gjithë fansat e Stresit dhe Feros që prisnin me padurim bashkëpunim e tyre, pritja ka marrë fund ditën e djeshme. Paditen e të martës dy reperët kanë publikuar bashkëpunimin e tyre që mban titullin “Mahall”. Kënga ka shkaktuar goxha impakt pozitiv te fansat e tyre dhe me siguri do jetë hit i muajve të ardhshëm.

Klipi është xhiruar në lagjet e tyre dhe bashkë me dy çunat shfaqen edhe shokët e tyre. Sikundër mund ta mendonit, si dy reperë që janë, kënga promovon jetën e luksit, sukseset e tyre, paratë, diss-et policisë.

Kjo këngë do jetë pjesë e albumit të Stresit që mban shumë bashkëpunime dhe deri tani është bërë e ditur se Stresi do të sjellë një bashkëpunim me Çartanin, me reperin Gent dhe me Don Phenom. Ndërkohë, Fero gjatë kësaj kohe ka qëndruar më shumë në studion e tij “Gang Gang Entertainment” ku ka punuar në albumin e tij të dytë e po ashtu për artistët e tjerë.

Mirëpo, vëmendje të madhe në këtë projekt ka marrë një varg i Stresit i cili thotë “Po hiqen si gangsta, i pi si çaj rus. Asnjë se llogariti, Melinda p***”

Kaq ka mjaftuar që rrjeti të ziejë me lajme rreth këtij vargu.

Pas gjithë bujës ka ardhur edhe reagimi i Stresit, i cili e mohon kategorikisht diçka të tillë. Në një status në rrjetet sociale reperi shkruan se tashmë nuk merret më me diss-e por me muzikë cilësore.

Ai thotë se është 34 vjeç dhe nuk ia kthen askujt diss-in dhe u uron suksese kolegëve, teksa shton se do vetëm që ata mos të merren me të.

Image
Insta
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat