Ronela Hajati është njëra nga artistet më të guximshme në showbizin shqiptar dhe këtë tashmë e ka dëshmuar.
Këngëtarja nga Shqipëria ka bërë një ndryshim në dukjen e saj, teksa vjen shumë më ndryshe ngaqë jemi mësuar.
Në imazhet e fundit të publikuara në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, ajo shfaqet me një stil të ri të flokëve.
Artistja në fjalë shfaqet me flokë të kuqe në fotografitë e fundit, duke mos e bërë shumë të qartë nëse bart paruke apo është vërtet një ndryshim i ri në pamjen e saj.
Megjithatë, ky stil i flokëve i shkon mjaft shumë asaj dhe është transformuar pikërisht për një mbrëmje muzikore.