Kampioni i pamposhtur në boks: Dënimi për Khabib do të jetë i çmendur

Boksi

Kampioni i pamposhtur në boks: Dënimi për Khabib do të jetë i çmendur

Më: 12 tetor 2018 Në ora: 22:01
Khabib

Përballja mes Khabib Nurmagomedov dhe Conor McGregor kaloi përtej çdo limiti me përleshjen masive që pati pas përfundimit të duelit.

Kampioni i boksit Floyd Mayweather kërkon një dënim ekzemplar për rusin, pasi sjellje të tilla nuk duhen toleruar.

Sipas boksierit amerikan, Komisioni i Sportit në Nevada duhet të japë një dënim të fortë karshi rusit, pasi sjellja e tij është e dënueshme.

“Unë nuk jam shumë familjar me McGregor, por di që rivali i tij është një kampion i pamposhtur në UFC. Conor është një sportist i fortë, por rivali i tij bëri një sjellje të dënueshme, duke kaluar mbi kafaz dhe hyri në turmë për të nisur një sherr. Një sjellje aspak profesionale”, tha Mayweather.

“Unë besoj se do të marrë një dënim ekzemplar, ashtu sikurse ndodhi në vitin 2006 në duelin tim ndaj Zab Judah, ku në ring nisi një sherr i madh dhe erdhi një penalitet i fortë, një dënim që kapi një shifër me 6 zero. Ndaj unë e di, që kur një njeri kalon ringun apo kafazin dhe zihet me personat në publik, dënimi është i çmendur”, tha Mayweather.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat