Kampioni i UFC, ka qenë i mrekullueshëm në duelin me Conor McGregor në Las Vegas.
Khabib Nurmagomedov publikoi në Instagram një foto me brezin e titullit të peshës së lehtë në UFC.
Në mesazhin e fotos, i tha Presidentit të UFC-së, Dana White, se bëri mirë që më në fund ia dorëzoi këtë brez, të cilin nuk ia dha në oktagon pas sherrit masiv që nisi rusi me stafin e Conor McGregor.
“Ke fat që më dhe brezin. Nëse nuk do ta bëje këtë, unë e di ku parkon makinën dhe do ta kisha shkatërruar”, lexohet në postimin e Khabibit.
Në fillim u mendua se rusit nuk do i jepnin fare brezin si dënim, por në fund ai e ka marrë çmimin e tij.