Legjenda Tyson e quan “çmenduri”, Fury: Ja pse ishte shfaqje biznesi

Boksi

Legjenda Tyson e quan “çmenduri”, Fury: Ja pse ishte shfaqje biznesi

Më: 8 tetor 2018 Në ora: 20:59
Conor McGregor

Ish-kampioni i boksit të peshave të rënda Mike Tyson ka komentuar trazirat që ndodhë në fundin e përballjes mes Khabib Nurmagomedov dhe Conor McGregor.

Tysoni pretendoi se grindja ishte “më e çmendur se trazirat e mia”, kur Khabib doli nga kafazi për t’u përballur me Dillon Danis, ndërsa McGregor u sulmua nga prapa nga një shoqërues i Khabibit.

Tre persona nga ekipi i luftëtarëve të Dagestanit thuhet se u arrestuan më pas dhe drejtuesi i UFC-së, Dana White, i ka kritikuar veprimet e tyre. “Duke shikuar luftën mes McGregor dhe Khabib. Nuk e kisha imagjinuar kurrë se do të shkonte kështu. Më e çmendur se trazirat e mia”, shkruan legjenda Tyson.

Ndërsa ish-kampioni i botës në boks, Tyson Fury ka ironizuar në një farë mënyre gjestin e Khabib ndaj skuadrës McGregor. Ai e ka quajtur si një shfaqje për ti rritur vlerën përballjes së radhës mes tyre, pasi Conor do të kërkojë revanshin.

“Ajo që nuk kuptojnë tifozët normalë në këtë përballje është se nuk është luftë, por një shfaqje biznesi. Mendojeni se sa i madh do të jetë revanshi”, shkruan Tyson Fury.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat