Çfarë kërkon tani McGregor? Khabib iu është pezulluar...

Boksi

Çfarë kërkon tani McGregor? Khabib iu është pezulluar...

Më: 7 tetor 2018 Në ora: 12:46
Conor McGregor

Përmes një mesazhi të shkurtër në faqen e tij zyrtare në “Twitter”, Conor McGregor ka deklaruar se do të kërkojë revanshin e duelit ndaj Khabib Nurmagomedov, pas humbjes që pësoi me “submission” në raundin e katërt në eventin UFC-229, zhvilluar në Las Vegas. Taktika e rusit, që mbrojti titullin kampion bote të peshës së mesme, duke hedhur disa herë të tapet rivalin irlandez, përmes aftësive të tij në mundje bënë diferencën në këtë duel të madh, që dhuroi spektakël edhe pasi përfundoi, në sherrin masiv që përfshiu stafet e tyre dhe fansat.
Vështirë të parashikosh nëse do të jetë një revansh mes dy sportistëve pas incidentit të mndodhur, duke qenë se tashmë Komisioni i Sportit në Nevada ka nisur një hetim për atë që ka ndodhur pas duelit. Për momentin Khabib i është pezulluar shpërblimi prej 2 milionë dollarësh vendosur nga UFC-ja, por masat mund të jenë edhe më të ashpra, deri në heqjen e titullit, duke qenë se anëtarë të stafit të tij goditën pas shpine me grushte irlandezin. Për momentin, situata është ende e mjegullt për sa i përket të ardhmes së dy sportistëve, por McGregor ka lëshuar sfidën për revansh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat