Topalli, kampioni i cili po habit zviceranët si sportist por tani edhe si trajner

Boksi

Topalli, kampioni i cili po habit zviceranët si sportist por tani edhe si trajner

Më: 24 shtator 2018 Në ora: 13:09
Topalli, kampioni i cili po habit zviceranët si sportist por tani edhe si trajner

Hamit Topalli djaloshi me prejardhje nga Dubrava e Kaçanikut i cili jeton dhe vepron në Zvicër është njëri prej sportistëve të paktë shqiptar që ka bërë karrierë në sportet luftarake në shtetin helvetik, njëherit si sportist aktiv por tani edhe si trajner. Me sportet luftarake filloi qysh në moshën 10 vjeçare, njëherit në ThaiBoks kurse më pas edhe në karate. Gjatë karrierës së tij ka arritur shumë suksese, ndërkohë që është vlerësuar edhe si ekspert i madh i karatesë ku ka marr  shumë mirënjohje si në Zvicër ashtu edhe në botë. Tani ai ka dy shkolla mjaft të njohura në kantonin e ST.GALLENIT, në Will dhe Niederuzwil, ku edhe nuk po mungon suksesi, andaj të jesh pjesë e kësaj shkolle është mjaft e rëndësishme sepse suksesi është i garantuar. 

Nga cila moshë keni filluar të merreni me sport?

Qysh në fëmijëri kam qen i pasionuar pas sporteve luftarake, ndërkohe që edhe kam qen shumë i lëvizshëm por edhe problematik, kështu në moshën 10 vjeçare vendosi që të futem në sportet luftarake dhe zgjodha Thaiboksin, ku edhe u regjistrova në klubin Niederuzwil ku trajner në atë kohë ishte një ekspert nga Rusia.

Pas sa muajve stërvitje u futët në ring dhe na thuaj diçka për fillimin e karrierës suaj?

Trajneri qysh në fillim e vërejti talentin tim dhe ka punuar me mua individualisht shumë që të më futë pas 1 viti në ring edhe atë në St.Gallen ku edhe arrita fitoren e parë. Kështu pas kësaj për tre vite me radhë në këtë sport arrita disa suksese, mirëpo befasisht ky klub u mbyll për shkaqe të panjohura dhe unë mbeta pa ushtrime. Kështu pak isha i dëshpëruar dhe dy vite krejtësisht u largova nga sporti.  Pas dy viteve pauzë vëllezërit e mi Sahiti dhe Nusreti më dërguan në një shkollë të karatesë në Rheinek të St.Gallenit ku ishte duke demonstruar Afrim Behluli dhe Bekë Bekteshi. Kështu nga mjeshtrit e tyre por edhe nga ky sport u befasova shumë dhe u binda që sërish të filloj me sporte luftarake, mirëpo tani me Karate. Kështu pas 3 muajve pata edhe ndeshjen e parë zyrtare në sportin e Karatesë ku për kundërshtar e kam pasur një djalosh i cili ishte shumë më i gjatë se unë por edhe me rrip të kafe, kurse unë edhe pse isha nën nivelin e tij, por me përgatitje të madhe nga ana e trajnerëve arrita deri tek triumfi i parë

Sa është i zhvilluar ky sport në vendin ku jeton?

Sportet luftarake në përgjithësi janë shumë të zhvilluara në Zvicër

Sukseset e juaja ?

Jam shumë i kënaqur me sukseset që i kam arrit si në ThaiBoks por edhe në Karate, kështu do i veqoja, WTKA Kampion Bote 2016, WTKA Kampion Bote 2014, WKA  Kampion Bote  2014, Superpro Kampion Bote 2013 Full Kontakt, WTKA international Kampion 2012, Kampion i kupës se Pavarësisë  te Shqipërisë ne Vlore 2012, WTKA NenKampion Bote 2011, Iska International Kampion 2011, EIKO Kampion Evrope 2007, SKV Kamoion Zvicre 2006 Traditional dhe EIKO International Kampion 2005.

Planet e juaja për të ardhmen ?

Planet e mija janë që ta hapi një shkollë të re të Arteve Marciale mbi 500 m2 katror për mi pas nxënësit te gjitha kushtet profesionale dhe me u përgatit dhe me korr suksese.

Familja si e ka pranuar këtë sport dhe sa keni mbështetje ?

Në fillim nuk e kanë pranuar hiq , andaj duheshe fshehurazi të shkoj në palestër për të stërvitur Thaibox për tre vite me radhë ku trajnerit i tregova të vërtetën dhe aj me pranoj pa pagesë te ushtroj, mirëpo duheshe që në kompensim të pastroj palestrën. Një ditë befasisht futen vëllezërit e mi për të shikuar një seancë stërvitore në këtë klub dhe befasisht më shohin mua aty dhe prej asaj dite kam pas mbështetje të madhe nga familja që i falënderoi publikisht.

Sa keni bashkëpunime me sportistët tjerë në Kosove - Shqipëri dhe jashtë saj?

Po kemi kontakte të mira si me Kosovën ashtu edhe më Shqipërinë ku edhe shkëmbejmë përvojat tona si në seminare të ndryshme ashtu edhe në anën teorike. Poashtu bashkëpunim të madh kam edhe me shihan Enver Cakiqi, 8 Dan.

Ndjenja jote me e mire nga ky sport dhe me e keqja?

Ndjenja më e mirë e imja ka qen kur e fitova Titullin “Kupa e pavarësisë” në Vlorë Ku baba im Shiqeri Topalli ishte për herë të parë me një garë timen për të më shikuar, ku e bëra atë të ndjehet krenar dhe më tha pas ndeshjeve “Djali im më bëre shumë krenar për disiplinën dhe atë që tregove në tatimi dhe po pranoj shumë lëvdata për ty. Respekt”. Kurse ndjenja më e keqe është kur ti mundohesh të japësh maksimumin për këtë sport dhe sakrifikon shumë, por fatkeqësisht nuk ke mbështetje financiare dhe duhesh gjithçka të financosh vet.

Në vitin 2015 e hapët shkollën e juaj, keni vështirësi dhe çka ishte qëllimi ?

Klubin vendosa ta hapi në vitin 2015, “Martial Arts Gym” sepse doja që përvojën time t’ia përcjelli gjeneratave të reja, fillimi normal ka qen shumë i vështire, por edhe tani e kemi të vështirë sepse gjithçka që bëjmë e kemi me vetëfinancim dhe kjo pak po më ngarkon psiqikisht.

Sukseset e juaja me klubin?

Me klubin kemi arrit të bëhemi kampion të Zvicrës në Thaiboks, Kampion Bote ËTKA karate, Kampion Evrope EIKO dhe Kualifikime ne Kampionat Zvicrës për fëmijë -  karate.

Sipas jush pse duhet të ushtrojnë fëmijët sportet luftarake?

Fëmijët duhet të mirën me karate për vetëmbrojtje si dhe për zhvillimin e personalitetit. Ky sporti ju jep vetëbesim ku truri i fëmijëve aktivizohet më shumë dhe kanë suksese si në shkollë ashtu edhe në jetë.

Sa keni bashkëpunime me klubet ?

Nëse duam suksese, duhet të pasur edhe bashkëpunime. Kështu ne kemi lidhje të mira me shkollën Asia Budo Zürich Sensei Yaw HWA Chin 7. Dan & Vllaznim Halimi Kung fu Karate Kickbox Krav Maga dhe jam ne sektion per Lizenca dhe pasaporta te karatesë ne Federatën e Zvicrës. Në shkollën time stërvitim: Karate- Kickboxing- Thaiboxing dhe K-1, kështu që të gjithë që dëshirojnë që ti bashkëngjiten një projekti madhor dhe të jenë kampionë, le të vijnë në vendin ku mund të arrijnë qëllimin e tyre, kurse unë i pres të gjithë me duar hapur për t’ia përcjell përvojën time.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat