Norifumi “Kid” Yamamoto, një luftëtari i cili është konsideruar si një nga emrat më të mëdhenj të MMA-së në Japoni gjatë viteve 2000’, ka ndërruar jetë ditën e martë në moshën 41-vjeçare.
Yamamoto kishte lajmëruar në Instagram më 21 gusht se po luftonte me kancerin. Ai ishte shtruar në spital për të marrë trajtimet e nevojshme gjatë ditëve të fundit.
Yamamoto, megjithëse ishte vetëm 161 cm i gjatë dhe 63 kg, shumicën e karrierës e ka kaluar në peshën e lehtë dhe ndonjëherë në peshën pupël ndaj kundërshtarëve më të mëdhenj se vetja e tij.
Ai e mbylli karrierën me 17 fitore dhe 1 humbje dhe doli në pension më 2007 pas fitores ndaj Rani Yahya në Osaka.
Yamamoto për një periudhë kishte statusin e një ylli në Japoni me shumë marrëveshje komerciale.
Yamamoto u rikthyer të luftonte dy vite pas pensionit, por nuk ishte më i njëjti, duke fituar vetëm një nga shtatë ndeshjet në kafaz.