Rusi e anulon meçin me shqiptarin, i frikësuar apo...

Boksi

Rusi e anulon meçin me shqiptarin, i frikësuar apo...

Më: 10 shtator 2018 Në ora: 14:11
Florian Marku

Rusi Sergey Klyuev, edhe zyrtarisht ka anuluar meçin me Florian Markun që ishte paraparë të zhvillohet më 5 tetor në Ferizaj. Mirëpo nuk është anuluar edhe lufta e Florianit, sepse stafi organizativ vetëm se ka filluar kërkimet për të gjetur ndoshta edhe një luftëtar më kualitet se Sergey edhe atë vetëm nga Rusia. “Rusi befasisht e ka anuluar ndeshjen, nuk i di arsyet, ndoshta është frikësuar. Ne vetëm kemi filluar kërkimet për luftëtar tjetër, ku po kërkojmë vetëm luftëtar rus dhe besoj shumë shpejt do ta gjejmë dhe do të japim njoftimin tonë”, tha Marku për "ArenaRing". Ndryshe, njëri prej atyre që është angazhuar për të gjetur kundërshtar për Florian Markun është edhe menaxheri i licencuar, Avdyl Salihu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat