Gjyqtari ndërkombëtar i Kosovës iu tregon, se a është më mirë me u martuar me sportiste apo me piktore

Boksi

Gjyqtari ndërkombëtar i Kosovës iu tregon, se a është më mirë me u martuar me sportiste apo me piktore

Nga: Kemajl Goca Më: 28 gusht 2018 Në ora: 16:09
Latif Demolli

Kësmetit siç thonë kurrë nuk i dihet. Megjithatë gjyqtari ndërkombëtar i boksit Latif Demolli, nganjëherë përkujdeset edhe për ndonjë deklaratë atraktive mbase edhe thumbuese kur është nevoja. Ai tha se sikurse të ishte i ri do të mendonte, se a të martohej me një piktore apo një sportiste. “Po të isha i ri ndoshta do të vendosja për një amvise familjare apo si thoni këtyre here çikë të shtëpisë, nuk do të merrja as sportiste e as piktore.

Por nëse isha në mes sportistes dhe piktores, do të vendosja për sportiste. A e dini pse? Sportistja nuk përton me të ba hyzmet edhe pse nganjëherë shkon me ditë nuk e ke në shtëpi për shkak të ndeshjeve apo aktiviteteve sportive, kurse me piktoren duhet me pas kujdes edhe kur flenë se të pikturon e të bënë horë. Prapë zgjidhja ime do të ishte një sportiste, edhe pse nuk durohen sportistet duke u lavdëruar kur bëhen kampione apo kur humbin duke qarë sikur bebe.

Me pas një piktore është jetë vërtet e shtrenjtë sepse piktorja filozofon shumë e do jetë luksi, e sportistet janë mësuar me luftuar kush po i del e para dhe nuk zgjedhin shumë në ushqim. Mos të më hidhërohen piktoret sepse unë më shumë e dua sportin. Para se të martoheni mendoni mirë, masandej mos thuani çka i bëra vetes”, tha Demolli, ndryshe zëdhënës në Federatën e Boksit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat