Fury mohon zërat se do të tërhiqet nga sfida!

Boksi

Fury mohon zërat se do të tërhiqet nga sfida!

Më: 27 gusht 2018 Në ora: 17:52
Fury mohon zërat se do të tërhiqet nga sfida!

Boksieri britanik Tyson Fury ka mohuar zërat se ai do të tërhiqet nga sfida e peshës së rëndë ndaj kampionit amerikan Deontay Wilder, duel që është programuar për t’i zhvilluar në nëntor të këtij viti. Fury, i pamposhtur në ring u shpreh se “ky lajm nuk është aspak i vërtetë” dhe se do të duelojë ndaj Wilder në Las Vegas. Kjo deklaratë e boksierit britanik erdhi pas asaj që tha Eddie Hearn pak ditë më parë se a dyshime që kjo përballje do të zhvillohet. “Kam lexuar dhe dëgjuar disa deklarata se duel mes meje dhe Wilder nuk do të zhvillohet. Fjala jo nuk është në objektivin tim. Unë nuk do të tërhiqem nga asgjë”, ka thënë Fury.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat