E fiton meçin pa e goditur kundërshtarin, për fitoren më të shpejtë në histori të boksit

Boksi

E fiton meçin pa e goditur kundërshtarin, për fitoren më të shpejtë në histori të boksit

Më: 26 gusht 2018 Në ora: 20:50
Nigeriani festoi atë që quhet “fitore në tavolinë”.

Disa ditë më parë në duelin e boksit që do të bëhej midis Ede Ajagb dhe Kurtis Harper ka ndodhur një episod që i çuditi të gjithë.

Menjëherë sapo ra gongu për fillimin e ndeshjes kur çdo gjë ishte gati, Harper me shumë qetësi del nga ringu dhe ikën në drejtim të daljes nga salla.

Ndërkohë që nga ana tjetër nigeriani festoi atë që quhet “fitore në tavolinë”.

Ndërkaq më vonë Harper ka shpjeguar edhe arsyen i cili thotë se nuk ka qenë një gjest prej burracaku, por një akt burrëror në kuptimin jo fizik të fjalës që ndoshta do të zbardhet më vonë. Dhe mendohet se bëhet fjalë për një rrogë të ulët të boksierit nga federata, dhe ai e ka bërë këtë veprim në shenjë proteste.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat