McGregor kthehet në UFC

Boksi

McGregor kthehet në UFC

Më: 4 gusht 2018 Në ora: 13:27
McGregor

Luftëtari nga Irlanda ka gëzuar fansat e tij me njoftimin se do të jetë përsëri në ringun e UFC.

Vjen edhe zyrtarizimi. Connor McGregor do të bëjë rikthimin e tij në ringun e UFC-së, për t’u ndeshur kundër Khabib Nurmagomedov. Në lojë do të jetë dhe titulli i peshave të lehta, ndërkohë që ndeshja do të zhvillohet më 5 tetor në “T-Mobile Arena” të Las Vegasit.

Kjo do të jetë ndeshja e parë për McGregor, që nga fitorja e tij kundër Eddie Alvarez, pikërisht për titullin që do të ndeshet dhe në Vegas. Kujtojmë se irlandezit iu tërhoq rripi për shkak të mospjesëmarrjes së tij në Oktagon.

Në gushtin e vitit që shkoi, irlandezi u ndesh kundrejt Floyd Mayweather në një ndeshje boksi, të cilën e humbi në raundin e 10-të.

Gjithsesi, në ndeshjen kundër Nurmagomedov, McGregor, nuk do të niset si favorit. Gjatë kohës së mungesës së tij në ring, azerbajxhanasi ka ngjitur hap pas hapi çdo shkallë të UFC-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat