Pas 9 viteve rikthehet Hajdini

Boksi

Pas 9 viteve rikthehet Hajdini

Më: 22 korrik 2018 Në ora: 13:47
Hajdini

Përparim Hajdini, një djalosh i cili ishte me plot ëndrra për të arritur suksese të mëdha, dhe i filloi të njëjtat ti realizon duke arritur shumë fitore si në thaiboks, ashtu edhe në boksin profesionist, mirëpo befasisht në vitin 2009 kur edhe i lindi foshnja i parë ai u largua për shkurt nga sporti, por mos tu kthyer deri më tani ku edhe planifikon rikthim të madh. Hajdini i cili me prejardhje nga Prelezi i Ferizajit por që jeton dhe vepron në Zvicër sot është një person i respektuar në vendin helvetik si sportist i dalluar por edhe si një punëtor i madh ne sallonin e tij të frizerit ku edhe ka gjetur për momentin qetësinë shpirtërore.

Nga cila moshë keni filluar të merreni me sport dhe pse zgjodhët sportet luftarake?

Hajdini: Qysh në fëmijëri kam pasur energji të tepruar dhe motivimin e merrja gjithnjë nga filmat e Rokit por edhe nga kikboksieri i njohur shqiptar, Azem Maksutaj. Fillimet e mija kanë qenë në sportin e karatesë kurse trajner i im i parë ka qen Hako Hoti.

Pas sa muajve stërvitje u futët në ring dhe sa ishte e rende ndeshja e parë?

Hajdini: Luftën e parë në Kikboks e kam pasur vetëm pas 3 muajve ushtrime sepse trajnerët vërejtën se jam një talent i madh ku edhe erdha deri tek triumfi i parë në karrierë.

Na thuaj diçka për fillimin e karrierës suaj ?

Hajdini: Normal fillimi i karrierës gjithmonë është pak i rëndë dhe të drejtojnë ëndrrat për tu bërë dikush. Kam ushtruar maksimalisht pa ndalë sepse gjithnjë e kam dashur suksesin dhe deri diku e kam arrit qëllimin tim.

Sa ndeshje i keni dhe sukseset e juaja ?

Hajdini: Në sportin amator kam zhvilluar 74 ndeshje ku prej tyre 5 humbe dhe 2 barazime, kurse ne armator 74 se ne profi bokser kam 5 ndeshje. Pra kam pasur lufta në ThaiBox edhe atë në A klasë kurse si 17 vjeq e kam marr licencën për boks profi.

Familja si e ka pranuar këtë sport dhe sa keni mbështetje?

Hajdini: Familjen e kam pasur motivimin ma të madh andaj edhe kam pas mbështetje shumë nga ata sidomos kur u bëna profesionist. Përkahje më të madhe e kam pasur nga vllavi Mendi dhe kusheritit Mentori që i falënderoi publikisht

Cilin vit vendoset që të largoheni dhe planifikoni rikthim ?

Hajdini: U largova për shkurt kohë në vitin 2009 sepse më lindi djalë mirëpo ajo zgjati nuk di as vet se pse, kurse planet e mija janë që më në fund ti kthehem ringut aty ku e kam vendin pse jo edhe të ndeshem për donjë titull Evrope. Besoj shumë se sivjet do të ngjitem në ring.

Ndjenja jote me e mire nga ky sport dhe me e keqja ?

Hajdini: Ndjenja ime më e mirë në karrierë ka qen në vitin 2008 kur në Shtutgarat në Gallën e Vladimir Klitchkos isha i ftuar që edhe unë të boksoj, kurse në të njëjtin ring ishin edhe emrat e njohur si Luan Krasniqi e Robin Krasniqi e shumë të tjerë, kurse ndjenja ime më e keqja ishte kur u deshsporti që të largohem nga sporti dhe më mbetën vetëm ëndër titujt që i doja.

Sa është i zhvilluar ky sport në vendin ku jeton ?

Hajdini: Në vendin ku jetoj unë ky sport është shumë i zhvilluar por kemi shumë pak sponzora dhe mbështetje financiar.

Me çka merreni tani përheq sportit ?

Hajdini: Qetësinë shpirtërore pasi u largova nga sporti e gjeta në lokalin tim salon për frizer, ku sot edhe atje vijnë më vizitojnë shumë emra të njohur nga sporti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat