Joshua: Wilder ka kohë deri në janar

Boksi

Joshua: Wilder ka kohë deri në janar

Më: 19 korrik 2018 Në ora: 11:02
Anthony Joshua, foto Guardian

Boksieri britanik Anthony Joshua dëshiron që sfidanti i duelit të 13 prillit në stadiumin “Wembley” të jetë amerikani Deontay Wilder. Në një deklaratë nga Nju Jorku, ku ndodhet për të promovuar eventin e 22 shtatorit ndaj Alexander Povetkin, bokieri britanik tha: “Kam kohë që e kam thënë një gjë edhe pse po realizohet një gjë tjetër. Data dhe vendi dihen, unë e kam nënshkruar pjesën time. E vetmja gjë që pres është që pala tjetër të nënshkruajë kontratën”, tha Anthony Joshua.

Më tej, duke cilësuar pikërisht kampionin e botës në peshën e rëndë në kategorinë WBC, Deontay Wilder, boksieri britanik tha: “Wilder ka kohë deri në janar për të nënshkruar kontratën, për t’u përballur së bashku më 13 shtator, në “Wembley”. Ky është afati i fundit, më shumë nuk e pres dot, pasi kam disa boksierë të mandatuar për titullin kampion që presin. Unë kam nevojë ta siguroj të ardhmen time, fatin tim, për të qenë kampion i padiskutueshëm i botës, duke mbajtur të gjithë titujt”, u shpreh Joshua.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat