Jakaj në Kërçovë ndeshjen e katërt profesionale

Boksi

Jakaj në Kërçovë ndeshjen e katërt profesionale

Më: 19 korrik 2018 Në ora: 10:47
Jakaj në Kërçovë ndeshjen e katërt profesionale

Vetëm edhe 10 ditë kanë mbetur nga spektakli i madh që do zhvillohet në Kërçovë “Superpro Fight Night Uskana”. Kurse “ArenaRing” ju sjell lajmin se është zyrtarizuar tani më edhe një duel mjaft interesant i boksit profesional, ku kosovari që jeton dhe vepron në Austri, Bernardin Jakaj do të ndeshet kundër boshnjakut Edis Dzambas. Ky i fundit deri më tani në karrierë ka zhvilluar 18 ndeshje, kurse Jakaj tre përballje dhe të gjitha i ka fitore. Për këtë ndeshje për “ArenaRing” është shprehur boksieri nga Kosova mes të tjera: “Për këtë ndeshje jam përgatit 3 muaj intensivisht.

Përgatitjet kanë shkuar sipas plan programit tek klub Ring Frei Gym E.S, ku edhe falënderoi trajneri Enes Osmani për gjithë mundin që ka dhanë me mua, si dhe menaxherin tim Shpëtim Shala”.

“Kundërshtarin tim e njoh nga fakti se ka shumë ndeshje profesionale, por kjo mua aspak nuk më frikëson. Përkundrazi po shkoj në Kërçovë për fitore dhe besoj se do ja arrij qëllimit”, deklaroi Bernardin Jakaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat