Krasniqi me padurim pret duelin në Kërçovë

Boksi

Krasniqi me padurim pret duelin në Kërçovë

Më: 16 korrik 2018 Në ora: 14:58
Krasniqi me padurim pret duelin në Kërçovë

“Superpro Fight Night Uskana” që do të zhvillohet më 28 korrik do të sjelle dhe një duel interesant në mes kosovarit i cili jetoj në Gorizia të Italisë Azdren Krasniqi dhe boshnjakut, Adi Durakoviç. Ky i fundit jeton në Sarajevë dhe deri më tani ka zhvilluar gjithsejtë 18 duele ku prej tyre ka 3 disfata. Nga ana tjetër, Krasniqi është me prejardhje nga komuna Drenasit, ushtron në ekipin “Satori” me trajnerin, Alfio Romanut dhe ka deri më tani 27 ndeshje me bilanc dhe shumë sukses. Poashtu ka marr pjesë në organizimin W5, e cila është shumë e njohur në Evropë. Ai është i uritur për fitore të reja dhe do të ndeshet në kategorinë e peshës deri në 70kg. “Me padurim pres pjesëmarrjen në evenimentin madhështor më 28 korrik në Kërçovë dhe ju garantoj një ndeshje spektakulare, andaj pres edhe mbështetjen e publikut”, thotë Krasniqi për “ArenaRing”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat