Ahmeti pas një viti e gjysmë kthehet në ring

Boksi

Ahmeti pas një viti e gjysmë kthehet në ring

Më: 13 korrik 2018 Në ora: 14:11
Ahmeti pas një viti e gjysmë kthehet në ring

Nënkampioni i Evropës nga viti 2008 (rregullat e IFMA), Lirim Ahmeti, pas një pushimi prej 1 vjet e gjysmë më në fund i është rikthyer ushtrimeve në palestër duke u përgatit për kupën evropianë që do zhvillohet pas dy muajve në Çeki.

Kështu, rikthimi i tij ka gëzuar edhe kolegët e tij nga klubi “Fox Gym Vienna” por edhe fansat e tij. “Nganjëherë pushimi është i mirë dhe këtë e shfrytëzova maksimalisht. Tani ndihem shumë mirë dhe kam filluar ushtrimet për aktivitet që më presin.

Pas 2 muajve do udhëtoj në kupën evropianë në Çeki. E di se do ta kem vështirë sepse do ketë kundërshtar që unë I njoh por edhe prej atyre që kanë dal të ri. Por megjithatë unë do jap maksimumin që ti bëj krenar të gjithë”, tha për  “ArenaRing”, Ahmeti, i cili me prejardhje është nga Batusha, Komuna e Gjakovës. Cekim se kosovari deri më tani ka zhvilluar 94 lufta ku shumicën prej tyre i ka fitore. Është momentalisht 28 vjeçar kurse synimi I tij është që të arrij numrin 100 lufta si dhe të ngjitet në piedestalin botëror.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat