Aliu kundër serbit

Boksi

Aliu kundër serbit

Më: 10 korrik 2018 Në ora: 13:58
Kërçovari Burim Aliu

Kërçovari Burim Aliu do të mundohet që ta bëj për veti këtë rryp që i mungon pikërisht ndaj një kundërshtari nga Serbia i cili quhet Antonio Zovak. Ky djalosh i lindur në Paq është 24 vjeçar, kurse me sportet luftarake ka filluar të merret në moshën 10 vjeçare ku deri më tani ka pasur 34 ndeshje Kickboksi (12 disfata) dhe 9 ndeshje MMA (3 disfata).

Ai gjatë karrierës ka arrit të bëhet kampion i shumëfisht i Serbisë dhe Vojvodinës. Sipas këtij luftuari, një përparësi të madhe shef në atë që është më i lart se Burimi dhe dëshiron ta shfrytëzoj këtë shancën për tu bërë kampion botëror. Nga ana tjetër, celim se Burim Aliu me prejardhje është nga Kaleshi i Kërçovës por gjithnjë ka jetuar në Bazel të Zvicrës ku edhe ka krijuar autoritetin e tij.

Momentalisht ka 35 vjeç, kurse me sportet luftarake është aktiv tani më 15 vite, në boks dhe Kickboks. Gjatë kësaj kohe, Aliu ka zhvilluar 41 ndeshje, ku prej tyre ka vetëm 8 humbje. Ndër titujt që i ka fituar janë, dy herë kampion i Zvicrës, K1 Profi, titulli ndërkombtar dhe vendi i dytë në Kupën e botës. Cekim se ai në karrierën e tij është ndeshur me shumë emra botërore. Për shkaqe teknike ai u desh 5 vite të pauzoj nga Artet Marciale, por u kthye më i fortë se kurë për tu ndeshur tani për titull bote. Njihet si një luftar i cili është i fuqishëm me goditjet me dorën e djathtë, Lowkick dhe gjunjët.

Ai stërit në “Superprocenter” në Bazel, së bashku me Shemsi Beqiri me trajnerin e tyre, Remzi Berisha. Burim Aliu është shumë i motivuar të ndeshet në vendlindjen e tij dhe pret shumë përkrahje andaj mos hezitoni sepse ku djalosh e meriton këtë. Ta mbështesim drejt realizimit të synimit të tij, e ajo është titulli Kampion i botës. Cekim se për titull bote do të ndeshjet edhe 12 herë kampioni botëror, Shemsi Beqiri i cili poashtu për kundërshtar do ketë një sërb, i cili quhet, Dumitrov.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat