Xhabiri tri herë e mposhti kancerin, mirëpo nuk ndalet nga boksi!

Boksi

Xhabiri tri herë e mposhti kancerin, mirëpo nuk ndalet nga boksi!

Më: 10 korrik 2018 Në ora: 13:56
Xhabiri tri herë e mposhti kancerin, mirëpo nuk ndalet nga boksi!

Ëndrra e tij ishte që të jetë një boksier profesionist dhe kështu filloj të ushtroj për ta realizuar këtë dëshirë. Gjithnjë i rregullt në ushtrime me një disiplinë të madhe mirëpo erdhi një moment që ishte tragjik për këtë djalosh se në vitin 2000 ai merr lajmin se ishte i prekur me kancer dhe duhej urgjentisht ti ndaloj stërvitjet. Ai deri më tani ka pasur tre operime të rënda dhe ia ka dal si një kampion i vërtet ti del ballë të njëjtave. Ai për “ArenaRing” ka zbuluar se ai tani më ka filluar një projekt që të inspiroj të rinjtë të cilët janë të prekur me sëmundjen e kancerit, që të vazhdojnë ëndrrat e tyre dhe të mos dorëzohen asnjëherë.

“Meqenëse Zoti i madhërishëm nuk deshi te jem sportist në sporte ekstreme,më sprovoj me një luftë mbiekstreme, po shpirti im e përballoj ne mënyrë dinjitoze. Hapat e para në sport luftarake i  fillova tek Prof. Mustaf Statovci pastaj Xhevdet Peci, Mehmet Bogujevci e Azem Murati(Bishti). Mirëpo gjithçka ndalo për mua në vitin 2000, andaj nuk dua ta kujtoj këtë vit sepse më dinostifikuan me Kancer dhe pata 3 operime të rënda mirëpo të njëjtave i dola ballë me sukses. Unë vazhdova atje ku fillova mirëpo tani me vështirësi dhe nisa sërish ushtrimet tani te KB Kastrioti, tek trajneri Besnik Vranovci që e respektoj shumë. Nuk bënë të dorëzohemi asnjëherë. Unë kam fituar betejën e kimioterapisë.

Zot Faleminderit qe me dhe ymër te vazhdoj jetën po Larg Sportit te shpirtit”, tha Xhabiri. Cekim se ky djalosh ende e ka zemrën e luanit dhe ai edhe sot zgjohet në mëngjes dhe ushtron vrapime por edhe boks, kurse në mbrëmje gjithnjë paraqitet i pari në palestër dhe kërkon urdhrat e trajnerit, Besnik Vranovci për të ushtruar pjesën tekniko taktike. Ky djalosh është shumë i dëshiruar në Ferizaj por edhe më gjerë, andaj ndoshta është shuar mundësia për tu bërë profesionist sepse ashtu deshi zoti, mirëpo assesi pasioni që ka ndaj sportit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat