Beqiri do të mbroj titullin në Kërçovë ndaj serbit

Boksi

Beqiri do të mbroj titullin në Kërçovë ndaj serbit

Më: 9 korrik 2018 Në ora: 13:30
Beqiri do mbroj titullin në Kërçovë ndaj serbi

Shemsi Beqiri do të mbroj titullin në Kërçovë ndaj serbit, Dumitrov. Do të ketë mbi 15 ndeshje me luftëtar tani më të njohur shqiptar ku ndër ta do të zhvillohen edhe dy përballje për titull bote, ku Burim Aliu dhe i madhi Shemsi Beqiri do të tentojnë që këto tituj ti bëjnë për veti. Fillojmë me kikboksierin, Beqiri i cili do të mbroj titullin ndaj serbit, 31 vjeçar, Vanja Dumutrov.

Deri më tani, ka qenë disa herë kampion i Serbisë dhe poashtu edhe kampion Ballkanik. Ka pasur gjithsej 53 ndeshje në Kickboksit (17 të humbura), 6 ndeshje në boks (2 të humbura) dhe 8 ndeshje në MMA (4 të humbura). Fizikisht është shumë i qëndrueshëm dhe një kundërshtar shumë i fort dhe i frikshëm. Ka thënë që nuk do ja bëjë të lehtë ndeshjen Shemsit, posaçërisht me goditjet e tij të forta të këmbës. Ai me padurim e pret një ndeshje interesante në Kërçovë më 28 korrik!

Nga ana tjetër, Shemsi Beqiri, ka pasur ndeshje të shumta dhe me shumë suksese në të gjithë botën siç janë: K1 dhe Glory Series. Ai ka arritur te rangohet ne vendin e 4 në rangun botëror, në klasën e peshës deri 70kg. Momentalisht jeton në Basel të Zvicrës dhe është pronar i shkollës për Kickbox „Superprosportcenter“.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat