Deskaj, medalje historike për Kroacinë

Boksi

Deskaj, medalje historike për Kroacinë

Më: 5 korrik 2018 Në ora: 12:33
Deskaj, medalje historike për Kroacinë

Shqiptari nga Kosova Muhamet Deskaj e ka fituar medaljen e vetme për Kroacinë në Kampionatin Evropian në Thaiboks që u zhvillua në Pragë. Ai deri tek ky sukses erdhi pasi mposhti çekut Manh hung Nguyen i cili me prejardhje ishte nga Tailanda si dhe pësoi nga përfaqësuesi polak. Me suksesin e arritur Deskaj u shpeh shumë i gëzuar edhe pse tha se ka mundur të vijë edhe tek ari, por fati ishte kundra tij. “Në ndeshjen e parë e kam mposht pa probleme të mëdha çekun me çka edhe u futa në finale ku u ndesha me polakun. Kundërshtari im përdorte shumë klinqet ose kapjet, kurse unë goditjet, mirëpo në fund u tregua se ai për ca pikë ishte më i mirë se unë. Kjo nuk është disiplina ime sepse unë më shumë ndeshem në K1, mirëpo prap u tregova kualitativ dhe po tregon suksesi që kam arrit. Falënderoi trajnerat, familjen dhë këtë medalje ia uroj nipit të mesës, dy dhe katër vjeqar, Anliës dhe Hakifit”, tha Deskaj për “ArenaRing”, duke shtuar se tano do të pushoj 1 muaj, për të nisur sërish përgatitjet për kampionatin evropian K1 që zhvillohet më 27.10.2018 në Sllovaki. Ndryshe, 22 vjeçari i cili jeton dhe ushtron në Split të Kroacisë është me prejardhje nga Jellovci i Klinës. Ai me sporte luftarake filloi të merret qysh në moshën 14 vjeçare, njëherit me Taekwando kurse më pas edhe me kikboks.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat