Bogujevci: ‘Bota sot’, lider në shtypin e shkruar

Boksi

Bogujevci: ‘Bota sot’, lider në shtypin e shkruar

Nga: Kemajl Goca Më: 26 qershor 2018 Në ora: 12:39
Mehmet Bogujevci

Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Boksit të Kosovës, Mehmet Bogujevci, nënkampioni i botës në amatorizëm në vitin 1978, shprehet me fjalë të mëdha për gazetën kombëtare. “Është gazetë kombëtare e cila përcjellë të gjitha ngjarjet, ndërsa unë përveç politikës dhe informata tjera nuk kam përcjellë shumë, por gjithë fokusin e kam në faqet e sportit.

Sa i përket sportit jeni lider në shtypin e shkruar, për ngjarjet sportive, të gjitha ngjarjet i përcillni, nuk jeni të orientuar në një degë sportive, por në të gjitha sportet, si kolektive dhe edhe në sportet që nuk janë olimpike. Keni shkruar shumë edhe për sportistët e rinj e të talentuar, i keni mbështetur, besoj se do të vazhdoni me këtë tempo dhe iu dëshiroj suksese edhe në të ardhmen.

Sidomos me faqen e sportit jam shumë i kënaqur, përcjellin boksin edhe tjera sportet, mendoj se duhet me vazhduar dhe mi mbështetur kësisoj si deri me tash sportistët dhe me propaganduar sa më shumë për sport, sepse sporti është ardhmëria dhe shëndeti i të rinjve. Edhe të moshuarit të merren me sport edhe me rekreacion, më mirë me sport e rekreacion se me shkuar me përdorë barna”, thotë Bogujevci.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat