Rreh me grushte rivalë e gjyqtarë - Bota Sot
Rreh me grushte rivalë e gjyqtarë

Boksi

E mërkurë, 19 shtator 2018

Rreh me grushte rivalë e gjyqtarë

Më: 20 qershor 2018 Në ora: 11:37
Ronda Rousey

Ish-kampionia e botës në artet marciale mikse Ronda Rousey, që prej 3 muajsh ka kaluar në sportin e “world wrestling entertainment” (WWE), është pezulluar me 30 ditë nga çdo event i WWE-së. Shkak është bërë një incident që Rousey ka patur gjatë eventit të “Monday Night Row”, zhvilluar në Nju Jork, ku hodhi “KO” të gjithë ata që i kanë dalë përpara.

Gjatë kohës që ndodhej në ring, së bashku me organizatorin e këtij eventi Kurt Angle, Rousey ka debatuar me ish-mundësen Alexa Bliss. Në një moment gjaknxehtësie, Rousey ka sulmuar rivalen, që mbante edhe gjerdanin e kampiones, duke e hedhur në tapet. Në ajër ka fluturuar edhe vetë Kurt Angle, që është përpjekur t’i ndajë dy sportistet, por pa sukses.

Më pas, edhe dy nga katër gjyqtarët që ndodheshin jashtë ringut kanë rënë pre e ish-ikonës së UFC-së, që i ka goditur, duke i lënë të shtrirë në tapet. Pasi Rousey është larguar nga ringu, ajo ka mësuar nga vetë Kurt Angle vendimin se është pezulluar për 30 ditë nga çdo event i WWE-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test