Maloku pret tani të ndeshet për titull GBU të botës

Boksi

Maloku pret tani të ndeshet për titull GBU të botës

Më: 18 qershor 2018 Në ora: 14:52
Kamer Maloku

Gjatë fundjavës Kamer Maloku sërish u ngjit në ring por edhe kësaj radhe për të mbroj titullin GBU Kontinental. U takua me hungarezin Janos Lakatos dhe nuk i dha të njëjtit asnjë rast që ta rrezikoj pasi e mposhti me KO qysh në raundin e katërt. Gjatë gjithë ndeshjes boksieri shqiptar dominoi në ring dhe i tregoi kundërshtarit se ka ardhur në Gjermani koti dhe me meritë në fund erdhi deri tek triumfi . Maloku për “ArenaRing” thotë se tani pret që të ndeshet për titull GBU të botës.

“Tani pres që të ndeshem për versionin GBU të botës dhe më një fitore do të mi hapte rrugët që të ndeshem edhe për tituj të versioneve më të mëdha, por fatkeqëssht njëher do të më duhet një pushim i detyrueshëm sepse kam disa terapia për të shënruar krahun, kurse kur të rikuperohem do futem sërish në përgatitje intensive për aktivitet tjera që më presin”, tha Maloku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat