Maloku pret ta mbroj titullin

Boksi

Maloku pret ta mbroj titullin

Më: 11 qershor 2018 Në ora: 15:04
Maloku pret ta mbroj titullin

Të shtunën në ring do të del sërish Kamer Maloki duke mbrojt titullin GBU të Evropës. Maloku për“ArenaRing” thotë se ndihet mirë dhe se pret suksesin e radhës. “Përgatitjet për këtë duel po i bëj me shumë ne qytetin Karlsrue tek klubi ‘Bulldog Gym’ dhe ne ‘boxclub KSC’ me sparing partnerë të ndryshëm. Jam shumë i përgatit për këtë ndeshje me shumë se te gjitha përballjet tjera që kisha. Kundërshtar janë dy, që njëri prej tyre do të vendoset këto ditë. Por mund të them lirisht që të dy janë kualitativ që kanë përvoja të mirë si në amator ashtu edhe në profesionalizëm. Për mua është një ndeshje e madhe që do të transmetohet live ne TV . (Baden-TV dhe ranfighting.de )”, tha Maloku. Ndryshe, kjo përballje do të zhvillohet në stadiumin e Karlsruhes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat