Fury pasi e mposhti shqiptarin, me kë pritet të boksojë me 18 gusht - Bota Sot
Fury pasi e mposhti shqiptarin, me kë pritet të boksojë me 18 gusht

Boksi

E martë, 21 gusht 2018

Fury pasi e mposhti shqiptarin, me kë pritet të boksojë me 18 gusht

Më: 11 qershor 2018 Në ora: 10:46
Tyson Fury

Tyson Fury do të duelojë sërish më 18 gusht, dy muaj pas duelit të 9 qershorit, kur mundi me “KO” në raundin e katërt Sefer Seferin, sfidë që u zhvillua në Manchester. Lajmin e ka konfirmuar vetë boksieri britanik, që u rikthye në ring pas dy vitesh e gjysmë pushim, që kur në nëntor të 2015-ës pat mundur Wladimir Klitschko. Duket se Fury kërkon të rikuperojë kohën e humbur larg ringut por edhe të gjejë formën optimale, pasi peshonte 120kg para sfidës me Seferin.

“Menaxheri im ka një detyrë të vështirë, të gjejë një rival tjetër për 28 gushtin, të një kalibri më të mirë, pasi synoj që të dueloj për titullin kampion sa më shpejt, mundësisht në fund të këtij viti. Ky është promimi që i bëj fansave të mi. Ndihem më formë të mirë dhe u kënaqa shumë që u riktheva në ring pas një kohë kaq të gjatë. Unë doja që dueli me Seferin të zgjaste edhe më shumë, por ai vendosi të tërhiqej”, u shpreh për mediat Tyson Fury.

Fury pritet të duelojë më 18 gusht në Winsdor Park, në Belfast, por ende nuk dihet emri i rivalit, ndërkohë që ish-kampioni i botës në peshën e rëndë synon të duelojë me Tony Bellew në fund të këtij viti. “Do të jem gati për duelin e 18 gushtit, një tjetër sfidë e mirë për të testuar veten dhe për të qenë gati për Bellew. Deri në fund të këtij viti do të zhvilloj 3 sfida, pasi në mendjen time është vetëm titulli kampion bote”, u shpreh më tej Tyson Fury.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test