Seferi dorëzohet para Tyson Furyt!

Boksi

Seferi dorëzohet para Tyson Furyt!

Nga: Kemajl Goca Më: 9 qershor 2018 Në ora: 23:48
Seferi e Fury

(E plotësuar) - Sefer Seferi e dorëzoi luftën pa nisur rundi i pestë në përballje me britanikun Tyson Fury, në meçin që u zhvillua në "Manchester Arena". Dorën në zemër Fury ka qenë shumë më i mirë dhe në disa raste pothuajse e kurseu boksierin shqiptar. Megjithatë, edhe Seferi në disa raste u përpoq dhe goditi disa herë Furyn shtatlart, por e pamundshme që ta befasojë. Fury me lëvizjet e tij disa herë dukej sikurse bishë kur godiste Seferin. Në një atmosferë elektrizuese Fury triumfoi, pasi që Seferi e dorëzoi luftën.  Fury rikthehet në skenë me fitore. Ndërkaq, për Seferin ka qenë një përvojë e mirë sidomos para një atmosferë madhështore në Manchester. Fury i gëzohet kësaj fitoreje, rikthimit në ring pas tre viteve, kurse për Seferin ka qenë prej sfidave më të vështira që kishte deri më tash në karrierën e tij. 

Rundi i pestë, Seferi nuk e vazhdon meçin, Fury triumfon. 

Rundi i tretë, nuk u tregua ndonjë nivel dhe më shumë me taktizime, kurse Fury kërkon përmes ndonjë goditje të fortë ta kryejë punën e tij.

Image

Rundi i dytë, Seferi në presion të madh ngase Fury po sulmon.

Rundi i parë, me taktizime. Fury me një qetësi kontrollon situatën, por edhe Seferi tenton që të godas.

Fillon meçi.

Gjithçka gati për nisjen e meçit.

Atmosferë fantastike në Manchester.  Një pamje fantastike në stadium dhe një drithërimë mesin e tifozëve. 

Fury ndez atmosferën, Seferi i qetë dhe jep shenja se do të jap maksimumin.

Fury del në ring së bashku me Seferin. Emocione të mëdha.

Image

Boksieri shqiptar Sefer Seferi dhë Tyson Fury përballen mes vete në Manchester Arena. Fury peshon për 25 kilogram më shumë se Seferi apo ka 120 kg.

 Meç me drithërimë që pritet edhe nga dhjetëra mijëra shikues në Manchester dhe kudo që janë pranë ekraneve televizive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat