Boksierja e kombëtares së Kosovës, Donjeta Sadiku, bëri luftë të madhe por nuk ia doli në përballje me boksieren polaken Aneta Rygielsa. “Donjeta humbi në çerekfinale të Kampionatit Evropian, që po mbahet në Sofje.
Në një meç të barabartë, ku ketë humbje ja mundësoi gjyqtari në ring që e ndëshkoi me vërejtje publike boksieren tonë dhe pa kurrfarë arsye, duke ia mundësuar fitoren boksieres polake.
Për Donjeta Sadikun kjo ishte paraqitja e parë në konkurrencën e senioreve, ku boksieret pjesëmarrëse në këtë Kampionat Evropian krahas Donjetës kanë përvojë të madhe”, bëhet e ditur nga Latif Demolli, zëdhënës i Federatës së Boksit të Kosovës.