Tyson Fury provokon shqiptarin: As Wladimiri nuk më qëlloi një herë në fytyrë e lere më ai

Boksi

Tyson Fury provokon shqiptarin: As Wladimiri nuk më qëlloi një herë në fytyrë e lere më ai

Më: 6 qershor 2018 Në ora: 17:59
Tyson Fury

Boksieri Tyson Fury (25 fitore e asnjë humbje në karrierë) u ka premtuar tifozëve të tij jo vetëm fitoren ndaj Sefer Seferit në duelin e 9 qershorit, por edhe se do t’u dhurojë atyre spektakël.

“Mezi po pres që të dueloj në ring. Jam rikthyer pasi e di që unë e kam këtu vendin tim, në ring. Unë e di se kush jam, nga vij, ku kam qenë më parë dhe e di se cila do të jetë e ardhmja ime”, u shpreh Tyson Fury për tifozët gjatë një stërvitje të hapur në  Manchester. Më tej, ish-kampioni i botës shtoi: “Seferi nuk ka aspak idenë se kë ka përballë kur thotë se do të më mundë. As Wladimir nuk më qëlloi një herë në fytyrë, ndaj as Seferi nuk do ta ketë atë shans. Do të dhuroj spektakël në ring, do të argëtoheni”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat