Zeqiri po bën emër në Francë - Bota Sot
Zeqiri po bën emër në Francë

Boksi

E enjte, 16 gusht 2018

Zeqiri po bën emër në Francë

Më: 6 qershor 2018 Në ora: 14:34
Zeqir Laskovica

Ish kampioni i Kosovës, kick boksieri Zeqir Laskovica, po bën karrierë në Francë. Ai gjatë qëndrimit tij 4-vjeçar sa është në këtë vend ka debutuar edhe në profesionalizëm duke realizuar deri më tani edhe 7 ndeshje, ndërkohë që ka arrit të bëhet edhe kampion i Francës në A KLAS. Tani Laskovica po përgatitet për ndeshjen e radhës dhe të njejtën do ta zhvilloj në Francë, por për shkaqe  teknike ende nuk e di emrin e kundërshtarit të tij. “Në Francë kam të gjitha kushtet për të arrit suksese dhe këtë po e realizoj duke shënuar vetëm fitore. Tani më pret ndeshja e tetë në karrierë dhe jam duke u përgatit maksimalisht për  këtë duel se dua vetëm fitore”, tha Laskovica për “ArenaRing” i cili ndeshet kryesisht në Muay Thai. Ai shton se zakonisht përballjet e tij i ka në Zvicër dhe Francë kurse në të ardhmen beson se një ditë do të mbroj ndonjë titull edhe në vendlindjen e tij. Ndryshe, përveç sukseseve të Zeqirit, suksese po shënon edhe vëllai i tij Fetah Laskovica.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test