Hetemi: Tchambas do e kem kundërshtar e jo armik

Boksi

Hetemi: Tchambas do e kem kundërshtar e jo armik

Më: 6 qershor 2018 Në ora: 11:08
Elvis Hetemi

 Elvis Hetemi nga Kosova, të shtunën do të ngjitet në ring edhe atë në Leipzing në organizim të SES. Kosovari kësaj radhe do të ketë një ndeshje interesante sepse për kundërshtar do ketë Stephane Tchambas. “Me të vërtet e pres me padurim te hy ne ring siç edhe radhët e para. Në Leipzig te Gjermanisë do te boksoj kundër Stephane Tchamba´s. Për mua është me rendësi se edhe ketë kundërshtar e kam vetëm kundërshtar e jo far lloj armiku siç po i lexoj lloj lloj lajmesh neper Mediet sociale... Unë herën e fundit kam humbur vetëm nga pakujdesia dhe kjo kudo qofte se nuk ka me ndodhte më! Kam marr shumë përkrahje nga familja, shoqëria, fansat si edhe klubi i boksit qe këta me kanë bindur te vazhdoj stilin tim qe e kem vendos me trajnerin tim Dirk Dzemski”, tha Hetemi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat