Dreshaj: Rusi iu përballoj shumë goditjeve të rënda te Haxhiut!

Boksi

Dreshaj: Rusi iu përballoj shumë goditjeve të rënda te Haxhiut!

Nga: Kemajl Goca Më: 5 qershor 2018 Në ora: 11:44
Luan Dreshaj

Këshilltari i Haxhi Krasniqit, Luan Dreshaj, e pranon se ka pasur emocione të mëdha të shtunën mbrëma (me 2 qershor), ani se Haxhiu dominonte ndaj boksierit rus Stanislav Kashtanov. Luani tha se ashtu siç kishte parashikuar edhe doli në realitet!

“Bota sot”: Luan, a ishin momentet drithëruese në rundet e fundit, ku shihej një dominim i Haxhiut dhe prisje një fitore me nokaut?

Luan Dreshaj: Po, normal, emocionet nuk kishin të ndalur, por e dija se Kashtanov i mban goditjet mirë dhe ashtu doli, ai iu përballoj shumë goditjeve të rënda, madje ishte i rrezikshëm me kundërsulme në çdo moment.

"Bota sot”: Fitore që bëri bujë anekënd botës, gëzoi kudo që janë shqiptarët. Si e sheh Haxhiun tani, në cilin pozicion?

Luan Dreshaj: Ka qenë vetëm një çështje kohe kur Haxhiu do të stoliset me këtë titull, tani është Kampion i ri i Evropës dhe kemi shumë e shumë mundësi të ndryshme për duelet e radhës. Mbrojtja e këtij titulli është e mundshme, sikur lufta për titullin e botës etj. etj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat