Osmanoviç: Tani pres që Shpëtim Shala të ndeshet për titull

Boksi

Osmanoviç: Tani pres që Shpëtim Shala të ndeshet për titull

Më: 3 qershor 2018 Në ora: 14:37
Osmanoviç: Tani pres që Shpëtim Shala të ndeshet për titull

Shpëtim Shala, boksieri pejan,  që jeton dhe vepron në Austri, ka zhvilluar një ndeshje fenomenale në parameç të duelit të Haxhi Krasniqit i cili fitoi titullin Evropian. Shala ka dominuar qysh nga fillimi i duelit me çka edhe e nokautoi kundërshtarin e tij Gabor Detren në ruandin e dytë të meçit. Trajneri i tij, Enes Osmanoviç tani po shpreson se boksierit të tij do ti mundësohet ndeshja për titull. “Shala ka treguar edhe një herë se është një boksier mjaft i fuqishëm dhe kjo u tregua me dominimin që pati ndaj kundërshtarit të tij. Tani të them drejtën duke e parë edhe statistikën në Boxrec, Shala ka pikë të mjaftueshme për tu ndeshur për titull dhe unë besoj se do ti jepet shansi edhe atë në ndeshjen e radhës. Ky meç pritet të jetë në Gjermani”, zbulon për “ArenaRing”, Osmanoviç.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat