Krasniqi paralajmëron se do të luftojë për kampion bote: Fitorja është për të gjithë ju

Boksi

Krasniqi paralajmëron se do të luftojë për kampion bote: Fitorja është për të gjithë ju

Më: 3 qershor 2018 Në ora: 00:41
Haxhi Krasniqi dhe Stanyslav Kashtanov

Kampioni i ri i Evropës në kategorinë super të mesme (EBU), Haxhi Krasniqi, u shpreh i ngazëllyer pas fitores madhështore ndaj rusit Stanyslav Kashtanov.

Me përkrahje të madhe të shqiptarëve në Bad Tolz ishte Krasniqi ai që dominoi plotësisht duelin ndaj rusit i cili asnjëherë në karrierë nuk u nokautua.

Por, afër nokauitit ishte që t’ia bënte Krasniqi, por rusi arriti të mbijetojë dhe u mposht me vendim unanim të gjyqtarëve pas një fitore meritore të Krasniqit.

Pas kësaj paraqitje të shkëlqyer, Krasniqi u shpreh mjaft i lumtur.

“Përshëndetje të gjithëve dhe ju falënderoj nga zemra që bashkë përjetuam këtë fitoren, më të bukur me triumfin më të bukur. Ju faleminderit”.

“Kam humbur tashmë tri herë për t’u bërë më i miri i botës, kam pasur shumë dhimbje, por nuk jam ndalur dhe ju më keni besuar ashtu si të gjithë. Kjo fitore është arritur me të gjithë ju dhe është për të gjithë ju”, u shpreh Krasniqi në ring pas duelit të fituar.

Tash Haxhiu pas kësaj fitore do të ketë rastin sërish që të kërkojë majat e botës në boks, të cilat do t’i kërkojnë edhe më shumë punë dhe angazhim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat