Legjenda e gjallë po largohet nga thaiboksi, ta përcjellim si i ka hije një kampioni

Boksi

Legjenda e gjallë po largohet nga thaiboksi, ta përcjellim si i ka hije një kampioni

Më: 1 qershor 2018 Në ora: 15:02
Mustaf Kicaj

Sporti i Thaiboksit më 9 qershor do të zbehet për një moment sepse nga ringu aktiv po largohet një legjendë e gjallë i cili i ka dhënë shumë këtij arti luftarak. Çdo fillim ka edhe fundin e saj, mirëpo kur të përfundon karrierën me shumë suksese të arritura kjo do ishte një mburrje për vet sportistin në këtë rast për Mustaf Kicaj, i cili do mbetet një sportist i cili nuk ka ditur asnjëherë të dorëzohet, ka punuar aq shumë sa disa ekspert të këtij sporti janë befasuar me energjinë dhe motivin që ka, kurse në ring do mbetet si një luftar i vërtet që ka shkatërruar kundërshtarët e tij kudo që është paraqitur. Veçanti e tij ka qen stili i veqantë dhe shumë tërheqës për publikun sepse ka qen atraktiv në çdo pjesë të përballjes.

Ai asnjëherë nuk ka zgjedhur kundërshtarët, është ndeshur me shumë luftar atraktiv dhe në vende shumë të rrezikshme, mirëpo kjo aspak nuk e ka frikësuar të tregoj më të mirën në ring, madje gjithnjë ka dal edhe triumfues. Me një fjalë ka qen ambasador i madh shqiptar duke treguar karakterin e popullit tonë duke mos u dorëzuar deri në fitore.

Kështu, karrierën si e ka nisur ashtu dashuron edhe ta përfundon, pra me atraksion pikërisht ndaj një kundërshtari i cili vjen nga Serbia, Bojka Arangjelloviq dhe për këtë aspak nuk dyshojmë. Mustaf Kicaj, ky kampion i madh ta përcjellim ashtu siç i ka hije një sportisti të madh, andaj të jemi afër tij kur të ngjitet në ring, kurse kur ta përfundon ndeshjen ta përcjellim tek legjendat e këtij sporti ashtu qysh i ka hije një sportisti të madh.

Kush është Mustaf Kicaj

Mustaf Kicaj është i lindur në fshatin Greikoc, Komuna e Suharekës,  por nga mosha tetë vjeçare jeton dhe vepron në Zvicër. Dëshira e madhe për sportet marciale ishte e madhe tek ai qysh në fëmijëri andaj me sportin e Thaiboksit filloi të merret  qysh nga mosha 14 vjeçare.

Talenti i tij dhe puna maksimale që zhvillonte u vërejt qysh në fillim andaj edhe nuk dinte për humbje si në Zvicër ashtu edhe jashtë saj. Gjatë karrierës ai ka hasur në shumë probleme të përkrahjes, andaj duke e përjetuar vetë këtë ndjenjë sot ai mundohet maksimalisht ti ndihmoj sportistët. Kicaj gjatë karrierës ka marr pjesë në shumë evenimente botërore ndër to ka arritur që të shpallet katër herë kampion i botës, ndërkohë nga viti 2009 ka hapur edhe shkollën e tij në Wintethur – Musti Gym, ku stërvit të gjitha kategoritë.

Që nga viti 2013 ai ka filluar të organizoj mbrëmje humanitar – sportive me qellim të mbledhjes së fondeve kundër sëmundjes së kancerit, si dhe për personave me nevoja të veçanta, por edhe të varfërve. Në përgjithësi fondet e mbledhura janë dedikuara për persona të sëmur me kancer. E fundit ishte në Ferizaj në muajin dhjetor dhe e njëjta kaloi pa asnjë incident dhe mjetet e fituara u dedikuan për fëmijë me nevoja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat