Fury injoron Seferin, merret me Joshuan e Wilderin

Boksi

Fury injoron Seferin, merret me Joshuan e Wilderin

Më: 28 maj 2018 Në ora: 23:19
Tyson Fury

Tyson Fury i ka dërguar mesazh Anthony Joshua dhe Deontay Wilderit, duke thënë se është boksieri më i mirë i gjeneratës së tij.

Fury, që në rikthimin e tij më 9 qershor në ‘Manchester Arena’ do të ndeshet me boksierin shqiptar Sefer Seferi, duket se e ka harruar këtë të fundit.

29-vjeçari në porosinë dërguar Joshuat e Wilderit, ka thënë se është gati për këdo.

“Jam Tyson Fury, boksieri më i mirë i peshave të rënda i gjeneratës. Nuk mund të fle natën duke menduar se AJ [Joshua] apo Wilderi janë më të mirë se unë. Ata janë të gjeneratës sime”, thotë Fury në videon e publikuar në rrjete sociale.

“Jam më i vendsour se ndonjëherë. Do të shkatëroj të gjithë, unë jam ‘Gypsy King’, jam rikthyer, jam këtu dhe jam gati, gati për këdo, kudo”, thotë Fury.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat