Haxhi Krasniqi: Jam i përgatitur për 12 raunde, për betejë të zjarrtë!

Boksi

Haxhi Krasniqi: Jam i përgatitur për 12 raunde, për betejë të zjarrtë!

Nga: Kemajl Goca Më: 25 maj 2018 Në ora: 18:11
Haxhi Krasniqi

Boksieri i mirënjohur shqiptar, Haxhi Krasniqi, është në formë të jashtëzakonshme para meçit të madh, kundër rusit Stanislav Kashtanov, e cila do të zhvillohet me 2 qershor në “WEE Arena” në Bad Tolz afër Munihut. Kudo që veprojnë e jetojnë shqiptarët e presin me kërshëri meçin e boksierit nga Juniku ndaj rusit, i vlefshëm për titullin kryesor të EBU-së në kategorinë super të mesme. Boksieri nga Kosova si gjithmonë i matur dhe me qetësi e pret përballjen me  Kashtanovin. Krasniqi ka përmbyllur me sukses të lart kohën trejavore të sparingut, tani tërë vëmendjen e ka për sfidën e 2 qershorit.

“Bota sot”:  Haxhi, meçi po afrohet, a jeni në kulmin e formës para përballjes me rusin Stanislav Kashtanov?

Haxhi Krasniqi: Dje e kemi përmbyll kohën 3-javore të sparingut dhe jam shume i kënaqur me gjithë kohën e stërvitjeve, për fat çdo gjë ka shkuar mirë.

“Bota sot”: Njohësit e boksit iu vlerësojnë favoritë të madh ndaj rusit, a besoni se do ta kryeni meçin para kohe?

Haxhi Krasniqi: Dikush me favorizon mua favorit, dikush kundërshtarin e disa e shohin këtë përballje në përqindje 50 me 50, por për mua këto nuk kanë rëndësi, secili kundërshtar që e kam pas viteve te fundit ka qenë më i mirë se tjetri. Unë nuk mendoj në K.O., jam i përgatitur për 12 raunde, për betejë të zjarrtë.

“Bota sot”: Ku i sheh përparësitë më të mëdha kundër Kashtanovit?

Haxhi Krasniqi: Besoj se jam pak më i lëvizshëm se ai dhe në distancë të gjatë kam përparësi.

Image

“Bota sot”: Ky meç është i vlefshëm për titullin kryesor të EBU-së në kategorinë super të mesme,  një meç që mbahet në “WEE Arena” në Bad Tolz afër Munihut.  A prisni një numër të madh të bashkatdhetarëve?

Haxhi Krasniqi: Po, patjetër, qyteza e Bad Tölz është shumë afër qytetit tim München dhe natyrisht se do ta kem një përkrahje të madhe nga të gjithë bashkatdhetarët e asaj zone, por edhe nga zona të tjera të Gjermanisë si dhe nga Zvicra apo Austria.

“Bota sot”:  A po shkon Haxhiut drejt finales së madhe për titullin e botës?

Haxhi Krasniqi: Aktualisht për mua është i rëndësishëm titulli EBU i Evropës të cilin pretendoj ta fitoj me 2 qershor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat