Zyrtare: Do të ndeshet me boksierin shqiptar, Tayson Fury kthehet në ring pas 2 vitesh e gjysmë - Bota Sot
Zyrtare: Do të ndeshet me boksierin shqiptar, Tayson Fury kthehet në ring pas 2 vitesh e gjysmë

Boksi

E diel, 24 qershor 2018

Zyrtare: Do të ndeshet me boksierin shqiptar, Tayson Fury kthehet në ring pas 2 vitesh e gjysmë

Më: 20 maj 2018 Në ora: 18:28
Taison Fury

Ish mbajtësi i gjerdanëve IBF, WBA dhe WBO në peshat e rënda, Taison Fury, më në fund do të kthehet të ndeshet në ring pas 2 viteve e gjysmë.

Britaniku ka konfirmuar kthimin e tij me ndeshjen që do të zhvillojë kundër boksierit shqiptar Sefer Seferi. Kjo përballje e vlefshme për peshat e rënda do të zhvillohet në “Manchester Arena” më 9 qershor.

Seferi, boksieri 39-vjeçar i peshave të rënda, ka humbur vetëm një ndeshje në karrierën e tij, atë kundër Manuel Charr në shtator të 2016. Ndërkohë gjatë kësaj kohe ka qenë më aktiv se Fury, duke zhvilluar 4 ndeshje.

Britaniku 29-vjeçar takimin e fundit e ka kundër Wladimir Klitchco-s, në atë fitore me datë 28 nëntor të 2015.

Seferi është një boksier me origjinë nga Gostivari i Maqedonisë dhe jeton në Zvicër. Disa kohë më parë, në lidhje me një ndeshje të mundshme kundër Fury-t ai u shpreh:

“Do të ishte një ëndërr e bërë realitet për mua. Kurrë nuk e kam menduar se do kisha mundësinë të ndeshesha kundër Fury-t, ishullit tim. Ai është legjenda e shekullit të 21-t të boksit. Është i gjatë, ka peshë dhe forcë, lëviz shumë lehtë dhe ka mposhtur Klitchko-n.”

Image
Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test