Sfidë pa fitues

Boksi

Sfidë pa fitues

Më: 20 maj 2018 Në ora: 13:09
Pamje nga meçi

Nuk ka fitues në duelin për titullin kampion bote në peshën “light heavyweight” në boks mes kanadezit Adonis Stevenson dhe suedezit Badou Jack, pasi përballja mes tyre zhvilluar në Toronto u mbyll në barazim. Një nga gjyqtarët e dha rezultatin 115-113 në favor të kanadezit, ndërsa dy të tjerë e dhanë atë barazim 114-114, ndaj Stevenson ka mbrojtur titullin kampion bote të kategorisë WBC. Menjëherë pas duelit, palët kanë deklaruar se do të punojnë për të zhvilluar revanshin.

Të dy boksierët e kanë kërkuar fitoren, kanë zhvilluar një duel të mirë dhe rivalizuan fort mes tyre, në një përballje të ekuilibruar në ring, ndaj dhe për gjyqtarët ka qenë e vështirë të shpallnin fituesin. Boksierët treguan se janë rivalë të denjë, lëshuan një seri grushtesh ndaj njëri-tjetrit, por kjo s’mjaftoi për të nxjerrë një fitues.

Për Stevenson, ky ishte barazimi i parë në karrierë, ku numëron edhe 29 fitore e 1 humbje si profesionist, ndërsa për 34-vjeçarin suedez Badou Jack ky është barazimi i tretë në karrierë (ka edhe 26 fitore e një humbje).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat