Sadiku, gati për kampin evropian

Boksi

Sadiku, gati për kampin evropian

Më: 17 maj 2018 Në ora: 13:48
Sadiku, gati për kampin evropian

Boksierja Donjeta Sadiku me 20 maj udhëton në Sofje (Bullgari) në Kampin Evropian para Kampionatit Evropian që mbahet nga 4 – 13 Qershor në Sofje të Bullgarisë. Me Donjeta Sadikun udhëton selektori Besim Brahimi ku do të zhvillojnë përgatitjet përfundimtare 20 maj – 2 qershor  për Kampionatin Evropian. Deri me tani përgatitjet i kanë zhvilluar në klubin e boksit ‘Gollaku’. Trajneri i Donjetës Besim Brahimi tregon se paradite stërviten në Gërmi, pasdite në sallë, dhe disa ditë kanë qenë në përgatitje në Budva (Mali I Zi). Donjeta tani bën pjese në kategorinë e senioreve. Donjeta Sadiku deri vitin e kaluar ka marrë pjesë në garat e boksiereve te reja dhe në vitin 2015 është nënkampione e Botës, 2016 kampione Evropiane dhe 2017 nënkampione Evropiane. Këtë vit e presim te vazhdojë me suksese edhe në kategorinë e senioreve dhe të stoliset me medalje Evropiane, bëhet e ditur nga Federata e Boksit e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat