Edmond Zefi kalon në boksin profesionist

Boksi

Edmond Zefi kalon në boksin profesionist

Më: 16 maj 2018 Në ora: 16:25
Edmond Zefi

Boksieri nga Kosova po që tani jeton dhe vepron në Çeki, Edmond Zefi, edhe zyrtarisht më 2 qershor do të futet në ujërat e boksit profesionist. Ndeshjen e parë ai do ta zhvilloi në Çeki mirëpo ende menaxheri i tij nuk e ka shfaq publikisht emrin e kundërshtarit dhe të njejtën do ta bëjë javën e ardhshme. Por kjo nuk po e pengon Zefin që të zhvilloj përgatitjet e tij dhe ai thotë se të njëjtat është duke i zhvilluar në klubin e tij.

“Jam shumë i lumtur që po kaloj ne boksin profesional sepse këtu edhe e kam vendin. Stërvitjet po i zhvilloi ne klubin BFC Liberec  ku edhe shpresoj qe do te startoj me suksese”, tha Edmond Zefi për “ArenaRing”, duke i falënderuar më pas edhe mbështetësit e tij. “Pa pasur mbështetje financiare nuk mund të arrish tek qëllimet e juaja, andaj dua ti përshëndes por edhe ti falënderoj sponsorin Andreas Mrijaj e Picerija Kristano”. 

Ndryshe, Edmond Zefi me prejardhje është nga Klina por familjarisht jetojnë në Pejë. Ai para disa viteve vendosi që të largohet nga Kosova dhe karrierën e tij ta vazhdoj në një klub më të fuqishëm dhe zgjodhi BFC Liberec në Çeki ku edhe ka të gjitha kushtet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat