Vejseli ka strategjinë e tij kundër iranianit

Boksi

Vejseli ka strategjinë e tij kundër iranianit

Më: 13 maj 2018 Në ora: 12:44
Vejseli ka strategjinë e tij kundër iranianit

Kanë mbetur vetëm edhe 7 ditë kur kikboksieri me prejardhje nga Tetova, Besir Vejseli, do të ngjitet në ring dhe do të ndeshet me një luftëtar shumë të fuqishëm që para tre jave ka arritur të bëhet kampion bote. Bëhet fjalë për iranianin Hiwa Atari i cili do ndeshet në -67 kilogram. Ky sukses i kundërshtarit aspak nuk e frikëson Vejselin, përkundrazi ai thotë se kjo e motivon edhe më shumë që të mposht të njëjtin. “Ndeshja do të zhvillohet në Zvicër dhe për këtë duel jam duke u përgatitur maksimalisht në klubin tim së bashku me vëllaun i cili zakonisht më ndihmon shumë. Kundërshtari im është një garues mjaft i fortë i cili para disa kohe u bë edhe kampion bote, por kjo mua aspak nuk më intereson sepse do të ngjitem në ring për ta mposhtur”, tha Besir Vejseli, i cili në karrierën e tij ka 17 lufta ku prej tyre ka të shënuara vetëm triumfe, ndërkohë që i njëjti është edhe kampion Evrope në WKU.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat