5 arsye pse nuk duhet të humbisni UFC 224 në Brazil

Boksi

5 arsye pse nuk duhet të humbisni UFC 224 në Brazil

Më: 12 maj 2018 Në ora: 19:45
Raquel Pennington dhe Amanda Nunes

UFC këtë fundjavë është në Angli për UFC 224. Ashtu si shumica e eventeve të Brazilit, shumë luftëtarë brazilianë do të jenë pjesë e spektaklit. Ai kontingjent përfshin kampionen e peshës “bantam” Amanda Nunes, e cila do të ndeshet për titullin ndaj Raquel Pennington në eventin kryesor.

Ndeshja e dytë kryesore është ajo mes Ronaldo Souza dhe Kelvin Gastelum. Ndërsa e treta, por jo nga rëndësia është Vitor Belfort vs. Lyoto Machida që mesa duket mund të jetë ndeshja e fundit e Belfort.

Më poshtë keni 10 arsyet përse nuk duhet ta humbisni UFC 224 që zhvillohet në Jeunesse Arena të Rio De Janeiros.

Është një histori për t’u treguar

Nunes është favorite e padiskutueshme ndaj Pennington. Kjo edhe për shkak se sfiduesja ka 16 muaj pa luftuar për shkak të aksidentit automobilistik. Të gjithë analistët janë me një mendje kur thonë se Nunes do ta mbrojë titullin. Dy luftëtaret kanë qenë partnere në stërvitje, dhe kanë ruajtur marrëdhëniet e mira, siç është parë edhe gjatë ditëve të fundit në prag të ndeshjes.

Jo kaq shpejt, djalosh

Pesha e mesme Gastelum ka bërë shumë mirë kohët e fundit. Që kur është ambientuar me divizionin, ai ka mposhtur me nokaut Tim Kennedy, Vitor Belfort dhe ish-kampionin Michael Bisping. (fitorja ndaj Belfort më pas nuk është quajtur pasi ai ka dalë pozitiv me përdorim kanabisi). Gastelum do të ndeshet me një veteran si Jacare Souza. Braziliani ka kohë që kërkon një ndeshje për titullin kampion, dhe duhet të kalojë pengesën Gastelum. Souza është përmirësuar ndjeshëm kohët e fundit dhe nuk do ta lejojë një të ri me ambicie si Gastelum ta mposhtë në kafaz.

Ka disa shqetësime

Mackenzie Dern fitoi në debutimin me vendim jo-unanim, por paraqitja e saj në mars la disa dyshime për analistët. Dyshimet janë te aftësitë e saj në goditje me grushte dhe shkelma ku ka nevojë të përmirësohet. Përveç kësaj, ajo nuk arriti të kapte peshën për ndeshjen e radhës ndaj Amanda Cooper. Ajo ishte plot 7 pound mbi peshë. Gjithsesi, ndeshja do të zhvillohet dhe pritet të jetë një sfidë interesante për të parë nëse ajo ka bërë progres nga ndeshja e fundit, duke parë që është një nga ekspertet e Jiu Jiutsu-s që ka MMA.

Dy legjendat

Dy ish-kampionë të peshës së rëndë do të ndeshen në peshën e mesme. Një nga luftëtarët, 41-vjeçari belfort, ka thënë se UFC 224 do të jetë ndeshja e tij e fundit dhe më pas do të dalë në pension. Luftëtari tjetër, 40-vjeçari Machida, shpreson të rifutet në garë për titullin kampion. Të dy luftëtarët vijnë nga fitore me vendim unanim që i dhanë fund humbjeve radhazi. Pritet të jetë një ndeshje interesante, dhe nuk duhet humbur se do të jetë sfida e lamtumirës e një legjende që ka shkruar historinë e këtij sporti.

Spektakël i garantuar

Si gjithmonë, atmosfera në UFC 224 pritet të jetë e mrekullueshme. Brazili është një nga kryeqytetet e MMA dhe nuk ka ndodhur ndonjëherë që të mos ketë një kampion në të paktën një peshë të UFC që është nga Brazili. Për momentin janë dy femra braziliane që po nderojnë ngjyrat e flamurit brazilian, Chris Cyborg dhe Amanda Nunes, e cila do të mbrojë titullin në eventin kryesor në orët e para të mëngjesit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat