Vuqitërna debuton në boksin profesionist

Boksi

Vuqitërna debuton në boksin profesionist

Më: 10 maj 2018 Në ora: 14:52
Vuqitërna debuton në boksin profesionist

Boksieri me prejardhje nga Rahoveci, por që jeton dhe ushtron në Austri, Habib Vuqitërna, më 19 maj do të debutoj në boksin profesionist kurse kundërshtar i tij, do jetë boksieri me përvojë Milosh Dovedan.

“Jam shumë i etur dhe i motivuar për të treguar një ndeshje të madhe sportive dhe të drejt. Kundërshtarin e njoh pak, por mendoj se do ta mposhti për të debutuar me sukses në boksin profesionist. Kërkoj mbështetje edhe nga fansat shqiptar sepse kam nevoj. Falënderoi trajnerin Enes Osmanoviç, Shpëtim Shalën dhe të gjithë që më kanë ndihmuar që unë sot të ngjitem në këtë ngjarje të madhe për mua”., tha Vuqitërna për  “ArenaRing”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat