Bellew mendon tërheqjen: Rikthehem në ring vetëm për një duel të madh

Boksi

Bellew mendon tërheqjen: Rikthehem në ring vetëm për një duel të madh

Më: 6 maj 2018 Në ora: 15:47
Tony Bellew

Pak orë pas fitores me “KO” ndaj Davie haye, boksieri britanik Tony Bellew ka befasuar të gjithë me deklaratën e tij, duke thënë se mund të mos ngjitet më në ring dhe se vetëm një ofertë e mirë mund t’ia prishë mendjen për të dueluar sërish. Bellew është ish-kampion bote në peshën “cruiserweight”, por dy duelet e fundit i ka zhvilluar në peshat e rënda, duke mundur dy herë patriotin e tij David Haye. “Më duket diçka qesharake të bëj diçka të tillë sërish në të ardhmen”, tha Bellew.

“Diçka e madhe mund të më bindë për të dueluar sërish. Duhet të jetë një duel i madh, pasi sot për sot jam i lumtur me atë çfarë kam bërë dhe kam arritur. Kjo ka qenë ëndrra më e madhe e jetës time. Kisha thënë se do të dueloja në “Goodison Park” dhe e realizova, se do të bëhesha kampion amator pas dy duelesh dhe e realizova”, tha Bellew, tashmë 35 vjeç.

I pyetur nëse do të duelonte ndaj australianit Joseph Parker, britaniku tha: “Nëse do të mbante ende titullin kampion bote pse jo. Tani ajo sfida nuk ka vlerë. Më pëlqen një duel me Tyson Fury, pasi mendoj se mund ta mund shumë kollaj me “KO”. Nuk dua të përballem me Andre Ward, pasi e di që do ta mund. Edhe kur duelova me Haye me thanë që nuk do të fitoja, por e munda dy herë”, u shpreh Bellew.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat