Golovkin shkatërron Martirosyan, triumfon me “KO” në raundin e dytë

Boksi

Golovkin shkatërron Martirosyan, triumfon me “KO” në raundin e dytë

Më: 6 maj 2018 Në ora: 14:33
Foto nga meçi

Boksieri kazak Gennady Golovkin ka korrur sot një tjetër fitore në ring, duke mundur me “KO” në raundin e dytë rivalin Vanes Martirosyan dhe ka mbrojtur titujt kampionë bote në peshën e mesme, në përballjen e zhvilluar mëngjesin e sotëm në Kaliforni. Një duel pa histori, e dominuar nga Golovkin (38 fitore dhe 1 barazim), që tregoi superioritet në ring, duke e hedhur shumë shpejt në tapet rivalin e tij, që për asnjë moment nuk arriti të godasë kampionin e botës.

Pas një raundi të parë të avashtë dhe pa shumë emocione, ku Martirosyan u duk se ishte përgatitur mirë, në të dytoin Golovkin mbyll llogaritë. Një e djathtë e fortë e “triple G” çorienton rivalin, që nuk arrin të reagojë dhe pas disa goditjeve radhazi të kazakut përfundon në tapet, duke mos u ngritur më edhe pse gjyqtari numëron deri në 10. Për armenin kjo është humbja e katërt në karrierë (ka edhe 36 fitore e 1 barazim).

Vanes Martirosyan në këtë përballje zëvendësoi meksikanin Saul “Canelo” Alvarez, që u tërhoq nga revanshi me Golovkin pas daljes pozitiv me clebunterol në muajin shkurt. Por rivali armen nuk ishte në asnjë moment në nivelin e Golovkin, që me grushtet e tij bëri diferencën në ring, duke e dominuar sfidën. Gennady Golovkin ruan kështu pathyeshmërinë e tij dhe pret të rikthehet në ring në gjysmën e dytë të 2018-ës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat